Dëshironi të filloni një biznes të ri?! Finn Consulting ju ndihmon me të gjitha dokumentat të nevojshme për fillimin e biznesit të ri!
Finn Consulting DOOEL bënë regjistrimin e të gjitha bizneseve të reja, ndryshimet e të dhënave të biznesit dhe shuarjen e biznesit.
Një Shoqëri Tregtare mund të themelohet dhe regjistrohet në Maqedoni për çfarëdo qëllimi të ligjshëm dhe mund të kryej çfarëdo veprimtarie të ligjshme të përcaktuar në nomenklaturen e kodeve të aktiviteteve. Kodet janë shifra që përputhen me aktivitetin / veprimtarinë e biznesit të cilin ju e kenipërzgjedhur për ta hapur.
Më poshtë janë të paraqitura bizneset të cilat i regjistron FINN CONSULTING dhe në pika të shkurta janë spjeguar llojet e bizneseve:
1. Biznesi individual: Në biznesin individual ,pronari ka përgjegjësi të pakufizuar për të gjitha borxhet e shoqërise. Shoqëria ka një emërtim zyrtar ose përfshin mbiemrin e ligjshëm të pronarit dhe të përfshij shkurtesën “B.I.” në gjuhën maqedone T.P.
2. Ortakëri e përgjithsme: Te ortakëria e përgjithshme, të gjithë ortakët përgjigjen pa kufizim, e solidarisht për borxhet e shoqërisë. Shoqëria kolektive ka një emërtim, në të cilin mund të përfshihet emri i një ose më shumë ortakëve, duke vënë menjëherë pas tij shkurtesën “O.P.” në gjuhën maqedone D.O.O.
3. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara (SH.P.K.): Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara janë ato shoqëri që janë themeluar nga një ose disa themelues, të cilët përgjigjen për të gjitha borxhet e tyre dhe detyrimet tjera me tërë asetet. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuara ka një emërtim, menjëherë pas tij, shkurtesa”SH.P.K.” në gjuhën maqedone D.O.O.E.L
4. Organizata Jo-Qeveritare – Shoqata (O.J.Q.): do të thotë organizatë jo-qeveritare e regjistruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Regjistrim i bizneseve!
________________________________________________
Telephone: +38973220222 & +38931618861
E-mail: info@finnconsulting.mk
www.finnconsulting.mk