Çfarë do të ndodhë në qoftë se ju transferoni para në llogari të gabuar?
A keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhë në qoftë se ju transferoni para në llogari të gabuar?
A do të mund ti ktheni paratë mbrapa? A ka banka fuqinë për të bërë rimbursim?
E pra, banka nuk mund të kthehen paratë pa miratimin e atij që ka marrë paratë (përdoruesit “të gabueshëm” të llogarisë bankare). Prandaj është e rëndësishme që të jenë shumë të kujdesshëm kur të transferoni para në një llogari bankare.
Nëse ju ndodh të transferoni para në transakcion të gabuar, ndiqni hapat e mëposhtëm
- Informoni bankën dhe menaxherin e bankës për transakcionin e gabuar
- Paratë menjëherë do të ju kthehen mbrapa, nëse I kenii transferuar në numër të llogarisë bankare që nuk ekziston. Por nëse ajo ekziston atëherë duhet të reagoni menjëherë.
- Duhet ti vërtetoni bankës në detale që keni bërë gabim gjatë transakcionit.
- Nëse paratë janë transferuar në llogarinë e përdoruesit të gabuar me të njejtin emrin sikur të personit që keni dashur të ia transferoni paratë, atëherë duhet të vërtetoni që transferimi është I pasaktë, që nuk është aq lehtë.
- Nëse transferimi është në kuadër të bankës, ajo përmes qasjes së saj, mund të kërkoj nga marrësi i gabuar që ai të kthej paratë. Në qoftë se përdoruesi pajtohet, transaksioni i kthimit mund të bëhet brenda një jave.
- Por në qoftë se përdoruesi është nga një bankë tjetër dheju bëni transferim të gabuar të parave, ju duhet personalisht të shkoni në bankë për t’u takuar me menaxherin për të gjetur një zgjidhje.
Çfarë ndodh nëse përdoruesi gabuar refuzon të kthehen paratë?
- Në këtë rast, kontaktoni bankën tuaj dhe të kërkoni që qartë të analizohet problemi;
- Në qoftë se ai ose ajo refuzon të kthehen paratë, atëherë ju duhet të merrni veprime ligjore, por situata bëhet edhe më e komplikuar nëse banka juaj dhe banka e konsumatorit është e ndryshme;
- Ju mund të filloni një proces ligjor që përfshin shumë formalitete duke përfshirë dhe tarifat e avokatëve.
Për të shmangur këtë situatë që mund të ju shkaktojë probleme të mëdha, përpara se të bëni një transferim të parave kontrolloni gjithmonë dy apo tre herë llogarinë në të cilën ju doni të transferoni paratë.
________________________________________________ Telephone: +38973220222 & +38931618861 E-mail: info@finnconsulting.mk www.finnconsulting.mk
[learn_press_profile]