Si te ndertosh nje buxhet familjar?

Një buxhet familjar ka shume përparësi. Mund te krijoje struktura financiare dhe te parandaloje shpenzimet kaotike

156355044_476x290

 

Gjithashtu mund  te ndihmoje familjen   te kurseje dhe te paguaje borxhet,  Por për te krijuar  një buxhet familjar është e rëndësishme  te lejohen  shpenzimet fikse dhe fleksibel. Duke pasur një buxhet shume strikt mund te  krijoj  me shume tension se sa rezultate te mira. Ne një buxhet familjar, e rëndësishëm është  qe te krijoj hapësira për argëtim.
Hapi I
Mblidhje te gjitha shpenzimet fikse te familjes.  Shpenzimet fikse përfshijnë: faturat  e dritave, shërbimet komunale, kabllori, fatura e internetit dhe fatura e telefonit.

Hapi II

Mblidhni te gjitha faturat  dhe shpenzimet, te cilat mund te jene: ushqimet,  kurset sportive për fëmijët, shpenzime argëtuese ne fundjave, shpenzimet e arsimit dhe pagesat e kartës se kreditit. Përfshini gjithçka qe ju keni shpenzuar ne muajin e fundit.

Hapi III
Shikoni me vëmendje listën dhe shikoni se cilat shpenzime janë te domosdoshme  dhe cilat shpenzime mund te kurseni për muajit ne vazhdim

Hapi IV
Krijoni një buxhet  duke shtuar  shpenzimet e caktuara ne te.  Këto shpenzime  e nevojshme  mund te vendosen nen shpenzimet fikse. Çdo gjë  mbi ketë kufi duhet te  vendoset si shpenzim fleksibel.


Hapi V

Zbrisni shpenzimet fikse nga te ardhurat e përgjithshme te familjes. Mënjanoni një sasi parash çdo muaj  për te paguar  borxhet dhe te hapni një llogari kursimi.  Zbrisni borxhin dhe sasinë e kursimeve nga shuma e mbetur.

Hapi VI
Ruani  paratë e mbetura për  shpenzimet fleksibël.  Shpenzimet  te paparashikuara mund te keni çdo muaj dhe mund te përfshijnë : riparimin e makinës,  shpenzime mjekësore,  festa e ditëlindjes, udhëtime  emergjente, dhuratat,  demet e shtëpisë  si dhe  pushime ne fundjave me familjen.

_______________________________________________
Telephone: +38973220222   &  +38931618861
E-mail: info@finnconsulting.mk
www.finnconsulting.mk

Si te ndertosh nje buxhet familjar? Reviewed by on .   Gjithashtu mund  te ndihmoje familjen   te kurseje dhe te paguaje borxhet,  Por për te krijuar  një buxhet familjar është e rëndësishme  te lejohen  shpe   Gjithashtu mund  te ndihmoje familjen   te kurseje dhe te paguaje borxhet,  Por për te krijuar  një buxhet familjar është e rëndësishme  te lejohen  shpe Rating: 0
scroll to top